Fasetat Emax

Rivitalizoni buzëqeshjen tuaj me fasetat eMax në Klinikën Dentare Implantus

Imagjinoni një buzëqeshje që rrezaton besim dhe hijeshi, një buzëqeshje që magjeps të gjithë ata që takoni. Ëndrra juaj për të pasur atë buzëqeshje perfekte mund të bëhet realitet në klinikën Implantus, ku ne jemi të specializuar në artin e transformimit të buzëqeshjes përmes fasetave eMax. Këto fasetat shërbejnë për t’ju ndihmuar të arrini buzëqeshjen mahnitëse, me pamjen më natyrale.

Por, çfarë janë fasetat eMax?

Fasetat eMax janë kurora nga materiali litium disilikat, një material dentar i njohur për forcën, qëndrueshmërinë dhe pamjen e tij të bukur. Këto faseta bëhen me porosi për të përmirësuar estetikën e dhëmbëve tuaj, pavarësisht nëse jeni duke trajtuar zverdhjen e dhëmbëve, papërsosmëritë e vogla ose thjesht dëshironi të zbukuroni buzëqeshjen tuaj.

https://implantus.al/wp-content/uploads/2023/10/e-max-venners-main.jpg
bt_bb_section_bottom_section_coverage_image

Procedura e fasetave eMax

Konsulta:

Rrugëtimi juaj drejt buzëqeshjes së ëndrrave fillon me një konsultë gjithëpërfshirëse. Gjatë këtij takimi fillestar, ne vlerësojmë shëndetin tuaj dentar për të kaluar më pas në një qasje më të detajuar rreth pamjes estetike që dëshironi. Së bashku, ne krijojmë një plan trajtimi të personalizuar, të përshtatur sipas nevojës.

Përgatitja:

Për të siguruar një përshtatje të përsosur, bëhet heqja e një pjese minimale të smaltit nga sipërfaqja e dhëmbëve, për të vendosur fasetat. Ky punim i dhëmbëve është thelbësor për të krijuar hapësirën e nevojshme për fasetat dhe për të garantuar një përshtatje sa më komode.

Marrja e masave:

Më pas, realizohet marrja e masave të duhura të dhëmbëve tuaj, duke shërbyer si bazë për krijimin e fasetave. Me marrjen e këtyre masave realizohet përshtatja e fasetave në mënyrë të përsosur me dhëmbët.

Vendosja e fasetave:

Pasi fasetat tuaja eMax përpunohen me përpikëri në laboratorin tonë dentar, ekipi ynë i ekspertëve realizon lidhjen me dhëmbët. Rezultati është një buzëqeshje mahnitëse, faseta me pamje natyrale që bëhen njësh me dhëmbët tuaj ekzistues.

venners2
venners

Çfarë e bën diferencën në klinikën dentare Implantus?

Trajtime pa dhimbje:

Ne kuptojmë se procedurat dentare mund të shkaktojnë ankth dhe pasiguri për disa njerëz. Por mund të rrini të qetë, pasi procedura e fasetave eMax është përgjithësisht pa dhimbje. Ne përdorim teknikat më të fundit dhe realizojmë anestezi lokale për të siguruar komoditetin tuaj gjatë gjithë procesit. Mirëqenia juaj është prioriteti ynë kryesor!

Trajtime dentare me kosto të ulët:

Në klinikën Implantus, ne besojmë se të gjithë duhet të kenë mundësinë të kenë akses në stomatologjinë estetike të një niveli të lartë me kosto të ulët. Kjo është arsyeja pse ne ofrojmë çmime konkurruese për fasetat eMax duke ruajtur cilësinë. Buzëqeshja juaj e re nuk duhet të ketë një kosto të shtuar.

Buzëqeshja juaj e re po ju pret

Me fasetat eMax nga Implantus, do të mund të keni një buzëqeshje që rrit vetëbesiminin. Misioni ynë për të arritur përsosmërinë, i kombinuar me përkushtimin tonë për komoditetin dhe kosto të përballueshme, na veçon si partnerin më të besuar në arritjen e buzëqeshjes së ëndrrave tuaja. Thuaj lamtumirë buzëqeshjes së vjetër dhe mirëprit buzëqeshjen e re. Rrugëtimi juaj drejt një buzëqeshje rrezatuese fillon në klinikën Implantus.

Kontakto Tani

Jeni gati të nisni rrugëtimin tuaj për të patur një buzëqeshje më të shëndetshme dhe rrezatuese? Jeni të lutur të na kontaktoni për t’ju asistuar në arritjen e shëndetit tuaj optimal dentar.

    Copyright © Implantus. Created by Ahead Creative.

    Copyright © Implantus. Created by Ahead Creative.

    bt_bb_section_top_section_coverage_image