Buzëqeshje Rrezatuese e Përjetshme!

Përjetoni eksperiencën më të mirë dentare në Implantus, nëpërmjet metodave, pajisjeve dhe teknologjive më të avancuara të stomatologjisë dhe implantologjisë, duke fituar buzëqeshjen e ëndrrave.

Kujdesemi për shëndetin tuaj dentar në çdo hap!
https://implantus.al/wp-content/uploads/2023/01/dr-roland-dr-eliona.png
bt_bb_section_bottom_section_coverage_image

Trajtimet

Implantet Dentare
Implantet dentare shërbejnë si mënyra më e mirë për zëvendësimin e dhëmbëve të munguar në mënyrë që kenë ndjeshmëri dhe funksion të njejtë me dhëmbët natyralë.
Fasetat E-Max
Fasetat E-Max janë shtresëza të holla prej procelani, të cilat vendosen në sipërfaqe të dhëmbit tuaj, të personalizuara për çdo individ.
Ortodoncia
Dhëmbët jo të drejtë dhe hapësirat e panevojshme ndërmjet tyre mund të korrigjohen në mënyrë perfekte nga Ortodoncia. Ato janë më shumë se thjesht problem estetik.
Kanalet e Rrënjëve
Terapia e kanaleve të rrënjëve largon jo vetëm infeksionin dhe dhimbjen - por gjithashtu mund të shpëtojë dhëmbin tuaj, me vendosjen e një mbushjeje antibakteriale dhe më pas të një kurore.
Mbushje dhe Riparime
Mbushjet përdoren për të riparuar një dhëmb të prekur nga fraktura, prishje ose probleme të tjera që mund të ndikojnë në pjesën strukturore të dhëmbit, duke shkaktuar humbjen e forcës së tij.
Zbardhimi i Dhëmbëve
Metoda e zbardhimit të dhëmbëve funksionon duke eskfoliuar njollat e krijuara në sipërfaqe për t'i rikthyer dhëmbët tuaj në ngjyrën e tyre natyrale.

Të përkushtuar për të arritur nivelet më të larta të shërbimit dentar

Në Implantus, ne jemi të dedikuar për të ofruar cilësinë më të lartë të kujdesit dentar duke filluar nga promovimi i shëndetit oral, ofrimi i shërbimeve më komplekse dentare në vend dhe zbatimi i stomatologjisë së përgjithshme, implantologjisë dentare dhe stomatologjisë kozmetike për të siguruar një përvojë të shkëlqyer dentare.

Dr. Roland Zhuka

Themelues i Implantus
Specializuar në Implantologji të Avancuar
https://implantus.al/wp-content/uploads/2023/01/dr-roland-zhuka.png
bt_bb_section_top_section_coverage_image
bt_bb_section_bottom_section_coverage_image

Ndajmë
Eksperienca!

Jam shumë e kënaqur me shërbimin e Implantus, dhëmbët e mi duken të mrekullueshëm, një falënderim special për Dr. Roland Zhuka dhe ekipin e tij të mrekullueshëm. Punë e shkëlqyer, shumë profesionale dhe e besueshme. Do të doja të kisha mësuar më parë për këtë klinikë.

Dallandyshe H.

Jam shumë falenderues ndaj doktorit dhe asistentëve. Janë profesionistë, kompetentë, miqësorë dhe një ekip vërtet i veçantë.

Gianmarco G.

Jam shumë i lumtur të jem një nga pacientët e Implantus, me një staf super profesional. Gjithçka ishte perfekte. Mjekët janë të kujdesshëm dhe të sjellshëm. Jam i lumtur që kam gjetur një klinikë dentare që e vendos pacientin në radhë të parë dhe i heq frikën me dashamirësinë e tyre.

Urim R.

Një falenderim i veçantë për Dr. Roland Zhuka dhe ekipin e tij për kujdesin e treguar ndaj meje. Shërbim i shkëlqyer dhe i bërë në kohën e duhur. Jam shumë i lumtur që kam zgjedhur Implantus dhe do të vazhdoj të përdor shërbimin e tyre në të ardhmen.

Jashar M.

Faleminderit Dr. Zhuka për punën cilësore që keni bërë në dhëmbët e mi. Gjithmonë i jam frikësuar gjilpërave, mirëpo në këtë klinikë nuk e pata problem, kjo falë mbështetjes së stafit dhe shërbimit profesional.

Enejda Y.

Stafi është vërtet miqësor dhe mjaft i përgatitur. Shërbimi cilësor dhe mjekët dinë të japin më të mirën prej tyre.😁 Dr. Rolandi është mjaft mikëpritës dhe ju bën të ndiheni rehat si në shtëpi.

Livia Gj.

bt_bb_section_top_section_coverage_image
bt_bb_section_bottom_section_coverage_image

Si do të
Dukesh?

Transformime për një jetë plot buzëqeshje. Ne jemi të përkushtuar për t'i dhënë jetë portretit të çdo pacienti duke krijuar buzëqeshjet më të mira. Çdo trajtim kryhet me përpikmëri e imtësi deri në detaje për të krijuar rezultate natyrale sa më natyrale e fantastike.
<span class="bt_bb_before_after_image_before_text">Para</span><span class="bt_bb_before_after_image_after_text">Pas</span>
Para
Pas

Përse duhet të zgjidhni
Implantus

Kujdes i specializuar dentar

Një plaformë e mirëfilltë për të trajtuar çdo nevojë mjekësore dentare tuaj.

Përvojë Fantastike

Suport dhe asistim i plotë mjekësor nga profesionistë me shumë vite eksperiencë e kualifikime të larta.

Ambient Mikëpritës

Implantus sigurohet që të ofrojë përvojën më komode e të sigurtë, duke garantuar mbështetje dhe asistencë të plotë ndaj çdo pacienti.

Metoda të Avancuara

Shërbim dentar inovator, duke përdorur materiale të çertifikuara nga BE dhe çdo trajtim kryhet në përputhje me protokollet strikte të sterilizimit dhe sigurisë.

Shërbim i Jashtëzakonshëm

Kujdesemi në detaje për të krijuar buzëqeshjen më perfekte në çdo punim që realizojmë.

Rezultate të mrekullueshme

Të fokusuar dhe të përkushtuar deri në detaje për të sjelle perfeksion në çdo buzëqeshje që prekim.
bt_bb_section_top_section_coverage_image
bt_bb_section_bottom_section_coverage_image

Kontaktoni me
Klinikën Tonë