Stomatologjia e Përgjithshme

Në klinikën Implantus, i japim rëndësinë e duhur ruajtjes së një buzëqeshjeje të shëndetshme dhe pa dhimbje. Ekipi ynë i mjekëve është i dedikuar të ofrojë shërbime të nivelit të lartë për të adresuar një gamë të gjerë problemesh dentare, duke përfshirë kariesin në dhëmbë, prishjen e dhëmbëve dhe kariesin dentar.

Ekzaminimet dentare dhe pastrimet:

Ekzaminimet dhe pastrimet e rregullta dentare janë baza e ruajtjes së shëndetit oral optimal dhe parandalimit të problemeve dentare. Ekipi ynë kryen ekzaminimet e duhura për të zbuluar problematikat dentare që në fillimet e tyre. Ne realizojmë pastrime profesionale dentare që janë të dizajnuara për të eliminuar formimin e pllakave dhe gurëzave, duke u siguruar që dhëmbët tuaj jo vetëm të jenë të shëndetshëm, por edhe të shkëlqejnë.

https://implantus.al/wp-content/uploads/2023/10/General-Dentistry.jpg
bt_bb_section_bottom_section_coverage_image

Mbushjet:

Pavarësisht zbatimit të praktikave më të mira dentare, kavitetet sërish mund të shfaqen. Kur zbulohet një kavitet, mjekët tanë administrojnë menjëherë trajtimin më efektiv. Ne përdorim materialet dhe teknikat më të fundit për të siguruar mbushje që janë jo vetëm janë të forta, por edhe përshtaten më së miri me smaltin tuaj natyral të dhëmbëve. Qëllimi ynë është të rikthejmë forcën e dhëmbit tuaj duke ruajtur pamjen e tij natyrale.

Trajtimet e kanaleve të rrënjës:

Dhimbja e dhëmbit ose pulpës së dhëmbit të infektuar mund të jetë shqetësuese. Në raste të tilla, një trajtim i kanaleve të rrënjëve mund të jetë i nevojshëm për të shpëtuar dhëmbin tuaj dhe për të lehtësuar dhimbjen. Në klinikën Implantus, ne kryejmë procedurën e kanaleve të rrënjës me saktësi dhe kujdes, duke përdorur teknologji të avancuar për të siguruar komoditetin tuaj maksimal gjatë gjithë trajtimit. Rehatia juaj është themelore.

Kurorat dhe urat dentare:

Kurorat dhe urat dentare janë trajtime restauruese dentare që adresojnë një sërë shqetësimesh:

Kurora dentare:

Kurorat dentare realizohen në mënyrë të përshtatshme për të mbrojtur dhëmbët e dëmtuar ose të thyer. Ato jo vetëm që përmirësojnë funksionin e dhëmbit, por edhe pamjen e tij. Ne përdorim një sërë materialesh për kurorat, duke përfshirë porcelanin dhe qeramikën, për të dhënë rezultate tepër natyrale.

Kurorat tona dentare janë të dizajnuara për t’iu përshtatur në mënyrë të përsosur dhëmbit tuaj. Kjo siguron një përshtatje komode, teksa rikthen formën dhe madhësinë natyrale të dhëmbit. Trajtimi i personalizuar gjithashtu lejon që kurora të bëhet njësh me dhëmbët tuaj ekzistues, si për sa i përket ngjyrës ashtu edhe konturimit.

Urat Dentare:

Kur mungojnë një ose më shumë dhëmbë, urat dentare mund të vijnë në ndihmë duke shërbyer si bashkim i dhëmbëve të vënë në dhëmbët natyralë ngjitur. Urat janë të dizajnuara me mjeshtëri për t’u përshtatur pa problem me dhëmbët tuaj ekzistues, duke krijuar një buzëqeshje harmonike dhe të plotë.

General Dentistry-1
General Dentistry-2
General Dentistry-3

Kujdesi parandalues
Theksojmë rëndësinë e kujdesit parandalues për të ndaluar zhvillimin ose përparimin e kariesit dentar. Ekipi ynë edukon pacientët për praktikat e duhura të higjienës orale dhe ofron praktika dhe trajtime për të mbrojtur dhëmbët nga prishja.

Trajtime me fokus – pacientin

Në Implantus, ne i japim përparësi komfortit dhe kënaqësisë së pacientit. Ne ofrojmë një ambient mikëpritës dhe mbështetës, duke siguruar që ju të merrni kujdesin që ju nevojitet pa shqetësime.

Në klinikën Implantus, ne ofrojmë trajtime që kanë në qendër – pacientin. Misioni ynë shtrihet përtej trajtimit të problemeve dentare; jemi të përkushtuar t’ju edukojmë dhe fuqizojmë për të marrë vendimet e duhura për shëndetin tuaj oral. Përgjatë çdo hapi të trajtimit tuaj, komoditeti, rehatia dhe mirëqenia juaj janë prioritetet tona kryesore.

Përjetoni ndryshimin që mund të bëjë Implantus në rrugëtimin e shëndetit tuaj oral. Ne jemi këtu për të bashkëpunuar me ju në arritjen dhe ruajtjen e një buzëqeshjeje të shëndetshme dhe në harmoni të plotë. Shëndeti juaj oral është pasioni ynë dhe presim t’ju shërbejmë me përkushtim dhe kujdes.

Kontakto Tani

Jeni gati të nisni rrugëtimin tuaj për të patur një buzëqeshje më të shëndetshme dhe rrezatuese? Jeni të lutur të na kontaktoni për t’ju asistuar në arritjen e shëndetit tuaj optimal dentar.

    Copyright © Implantus. Created by Ahead Creative.

    Copyright © Implantus. Created by Ahead Creative.

    bt_bb_section_top_section_coverage_image