Kurorat e Dhëmbëve

Kurora është një mbulesë që vendoset mbi dhëmb. Kurora i rikthen dhëmbit formën dhe funksionin e tij normal. Një kurorë mund të përmirësojë paraqitjen e jasthme të dhëmbit dhe e bën atë më të fortë.

Mund të ketë shumë arsye përse keni nevojë për një kurorë, si për shembull: Keni një kavitet, i cili është tepër i madh për mbushje, keni një dhëmb të krisur, keni kryer pastrim të kanaleve dhe ju duhet kurorë për të mbrojtur dhëmbin, apo thjesht dëshironi të përmirësoni buzëqeshjen me një formë dhe ngjyrë më të mirë.

Për kurorat e dhëmbëve mund të zgjidhni mes një sërë materialesh. Metal, qeramikë, porcelan, porcelan-metal, zirkon, apo rezinë. Më pas, ngjyra e kurorës përshtatet për t’u njehsuar me dhëmbët natyralë.

Zakonisht, nevojiten dy vizita tek dentisti për vendosjen e një kurore mbi një dhëmb natyral!

Dentisti juaj heq pjesën e jashtme të dhëmbit dhe e përgatit dhëmbin për kurorën. Fillimisht merret masa si shabllon për kurorën. Derisa të bëhet gati kurora e përhershme, do të përdorni një kurorë të përkohshme. Në rastin tonë, me teknologjinë më të fundit, mund ta keni kurorën e dhëmbit në të njëjtën ditë.

Kurorat e dhëmbëve mund të thyhen njësoj si dhëmbët natyralë, ndaj duhet të tregoni kujdes: Lajini dhëmbët dy herë në ditë, shmangni përtypjen e ushqimeve të forta dhe kryeni rregullisht vizitat te dentisti.

bt_bb_section_top_section_coverage_image