Pyetjet
Më të Shpeshta

https://implantus.al/wp-content/uploads/2022/12/konstelacioni-2.png
bt_bb_section_bottom_section_coverage_image
Si duhet të veproj për të mësuar më tepër rreth implanteve dentare?

Nëse jeni të interesuar për të kryer trajtimin me implante, mund të rezervoni një takimi me Dr. Roland Zhuka për t’u informuar nga afër rreth procedurës dhe për të bërë zgjedhjen më të përshtatshme për nevojën tuaj.

Në cilin moment duhet të konsideroj vendosjen e implanteve dentare?
Zëvendësimi më i mirë për dhëmbë të munguar apo të dëmtuar bëhet nëpërmjet implanteve dentare. Ato janë të përhershëm dhe janë alternative ideale krahasimisht me protezat. Kandidatët më të mirë për vendosjen e implanteve janë të gjithë personat madhorë, pasi ky trajtim i ndihmon dhe për të parandaluar lëvizjen e dhëmbëve ekzistues.
A është e mundur që trupi im ta refuzojë implantin dentar?

Implantet nuk mund të refuzohen nga trupi sepse nuk përmbajnë qeliza apo material të koduar gjenetikisht. Përbërja e tyre prej titaniumi është plotësisht biokompatibël dhe alergjitë janë jashtëzakonisht të rralla. Por, një implant mund të mos integrohet mirë me kockën e nofullës nëse ka mungesë të higjenës së mirë orale, e cila mund të shkaktojë infeksione të ndryshme.

Sa të suksesshëm janë implantet dentare?

Në Implantus, kemi arritur një shkallë të lartë suksesi të implanteve që arrin deri në 99.9%.

Cila është mosha ideale që rekomandohet për të kryer vizitën e parë tek mjeku dentist?

Shumë studime kanë treguar që femijët shfaqin kavitet rreth moshës 2 vjeçare, ndaj është e rekomandueshme që të kryhet një vizitë rreth kësaj moshe. Kjo e ndihmon mjekun tuaj të kapë në kohë problemet e mundshme që mund të ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme të fëmijës.

A duhet të kryej vizitë tek mjeku dentist pavarësisht se nuk kam shqetësime me shëndetin dentar?

Pavarësisht mungesës së simptomave është mjaft e rëndësishme të rezervohen konsulta të rregullta me mjekun dentist për të identifikuar problematikat në kohë të hershme.

bt_bb_section_top_section_coverage_image
bt_bb_section_bottom_section_coverage_image