3 Trajtime Dentare Për Një Buzëqeshje Të Re

Buzëqeshja është një tregues i rëndësishëm për cilësinë e stilit tuaj të jetesës. Zakonisht, defektet në buzëqeshjen tuaj mund të ndikojnë në vetë-besim, shëndetin mendor dhe atë fizik.
Pavarësisht se mund të keni mungesë të dhëmbëve, shtrembërim të tyre ose jeni të shqetësuar për anën estetike të buzëqeshjes suaj, ekzistojnë disa trajtime dentare që ofrohen në klinikën tonë për të transformuar jetën tuaj.

Trajtimet më të rëndësishme dentare që mund të sjellin një ndryshim të madh në pamjen tuaj përfshijnë aparatin Invisalign, Implantet Dentare dhe Fasetat E-max.

Invisalign

Invisalign është një trajtim i shkëlqyer ortodontik dentar dhe një mundësi e jashtëzakonshme për çdo pacient që ka shtrembërim të lehtë deri në mesatar të dhëmbëve.
Duke mos ndikuar në pamjen e jashtme, falë transparencës së tyre, ky trajtim është shumë komod, duke qenë i lëvizshëm, për t’a bërë më të lehtë pastrimin e dhëmbëve.

Si funksionon Invisalign?
Aparati ortodontik Invisalign, duke qenë i personalizuar përshtatet me dhëmbët tuaj dhe funksionon duke ushtruar presion mbi dhëmbët dhe duke i lëvizur ngadalë në vend.
Procesi është relativisht i ngjashëm me aparatin tradicional, por pa pjesë metalike të dukshme. Ky aparat mund të hiqet për të pastruar dhëmbët ose për të ngrënë, por duhet të vendoset të paktën 22 orë në ditë për të qenë sa më efektiv.
Rezultatet
Rezultatet mund të jenë të jashtëzakonshme, nëse keni një disiplinë të fortë për të shkuar tek mjeku ortodont herë pas here, për të bërë të mundur përshtatjen e aparatit sipas lëvizshmërisë së dhëmbëve. Pasi trajtimi juaj të përfundojë, tashmë ju do të keni një buzëqeshje të bukur dhe më të drejtë.

Implantet Dentare

Implantet dentare është procedura ideale për zëvendësimin e dhëmbëve, duke qenë se ka ngjashmërinë më të lartë që teknologjia dentare mund të ketë me një dhëmb të vërtetë. Kjo metodë vjen në shumë forma dhe madhësi të ndryshme, megjithatë, ato kanë për qëllim të zëvendësojnë një ose më shumë dhëmbë që mungojnë për çdo pacient.

Si funksionon ky trajtim dentar?
Implantet dentare janë të dizajnuara si një dhëmb i vërtetë. Ato përbëhen nga 3 pjesë – një vidë, një mbështetëse dhe një kurorë. Vida në përgjithësi është e përbërë prej titanium, tepër e fortë dhe e projektuar për të imituar rrënjën e vërtetë të një dhëmbi.
Rezultatet
Pavarësisht nëse keni vetëm një implant ose disa, rezultatet janë të dukshme. Aftësia për të kryer proçesin e të ngrënit do të jetë e plotë, pa shqetësime për humbjen e një dhëmbi protetik. Implantet dentare ndihmojnë pacientët të ripërtërijnë besimin e tyre duke u dukur, ndjerë dhe duke vepruar njejtë si një dhëmb natyral. Implantet dentare janë gjithashtu shumë jetëgjatë dhe kur mirëmbahen siç duhet, mund të zgjasin mbi 20 vite.

Fasetat E-Max

Fasetat janë një trajtim që përdoret në stomatologjinë kozmetike për të përmirësuar pamjen e jashtme të dhëmbëve tuaj. Kjo metodë mund të përmirësojnë ngjyrën, madhësinë dhe gjatësinë e dhëmbëve tuaj.

Si funksionon ky trajtim dentar?
Fasetat përputhen me ngjyrën, madhësinë dhe formën e dëshiruar të dhëmbëve, duke qenë të lidhura mirë në pjesën e përparme të jashtme të dhëmbëve tuaj. Kjo procedurë kozmetike dentare, e përhershme është e ngjashme me kurorat, por ato mbulojnë vetëm pjesën e përparme dhe të poshtme të dhëmbëve.
Rezultatet
Fasetat E-Max duken dhe ndihen si dhëmbët tuaj natyralë. Ato mund të korrigjojnë ngjyrën e dhëmbëve tuaj, të mbushin çdo boshllëk të vogël dhe të ndryshojnë formën e dhëmbëve tuaj. Me kujdesin e duhur, fasetat mund të zgjasin për 10-20 vite.

 

Vizitoni Implantus nga Dr. Roland Zhuka & Dr. Eliona Prifti për të transformuar buzëqeshjen tuaj.

Në Implantus, ne kemi mundësinë të transformojmë buzëqeshjet çdo ditë me një sërë trajtimesh dentare. Invisalign, Implantet dhe Faseta E-max janë të gjitha shërbimet që ne ofrojmë falë ekspertizës së lartë të mjekëve tanë, Dr. Roland Zhuka & Dr. Eliona Prifti.

 

Nëse jeni të interesuar për një ose më shumë nga këto trajtime dentare, kontaktoni Implantus sot dhe caktoni një takim.
Jemi të lumtur t’ju përgjigjemi çdo pyetjeje që mund të keni, për të përcaktuar se cilat trajtime dentare do t’ju ndihmojnë për të marrë rezultatet që dëshironi të arrini.

Copyright © Implantus. Created by Ahead Creative.

Copyright © Implantus. Created by Ahead Creative.

bt_bb_section_top_section_coverage_image