Fasetat ose Veneers janë shtresa porcelani të cilat vendosen sipër dhëmbit natyral me natyralitetin e dhëmbit original duke korigjuar maksimalisht paraqitjen estetike të dhëmbëve tuaj.

Aplikimi i fasetave indikohet në rastet kur pacienti i ka të pranishëm dhëmbët e vet natyral dhe kur dëshiron të kenë pamje estetike më të mirë gjithmonë duke ruajtur sa më shumë strukturën e dhëmbëve natyral.

Efektet që vendosen në fasetë, japin përshtypjen e dhëmbëve natyralisht të bukur dhe qëllimi i tyre është që të mos dallohen që janë porcelan.

  • Cilët janë avantazhet e përdorimit të fasetave?

Fasetat  ofrojnë një pamje të dhëmbëve natyral dhe ngjyra e një fasete prej porcelani apo E-max mund të zgjidhet në mënyrë të tillë që të bëjë që dhëmbët e errët të duken më të bardhë.

Ofrojnë një qasje konservatore (ruajtëse e strukturës dhëmbore) për të ndryshuar ngjyrën dhe formën e një dhëmbi duke bërë që të ruhet struktura normale e dhëmbit.

Jane shume estetike. Nuk ndryshojne ngjyre me kalimin e kohes. Ne ndryshim nga kompoziti,porcelani ka nje siperfaqe te lemuar qe nuk lejon grumbullimin e ushqimeve apo lengjeve dhe ndryshimin e ngjyres.

  • Ku mund të aplikohen fasetat?

Në dhëmbë të cilët kanë diskolorime, njolla nga medikamente të ndryshme, ose prezencë të mbushjeve të mëdha të rrëshirës që kanë zbardhur dhëmbin

Në dhëmbë që janë të zhveshur, të copëtuar ose të thyer

Në dhëmbë që nuk kanë renditje të drejtë, të barabartë ose një formë të rregullt

Në dhëmbë me hapësirë mes tyre, për të mbyllur hapësirën

  • Procedura e vendosjes së fasetave dentare:

Bëhet ekzaminimi i dhëmbëve tuaj dhe në saj të bashkëbisedimit kuptojmë cfarë kërkoni të arrini në formën dhe ngjyrën e dhëmbëve. Më pas bëhet zgjedhja e ngjyrës dhe preparimi i sipërfaqes së përparme të dhëmbit,dhe buzës prerëse. Zakonisht gjatë preparimit hiqet rreth 0.5-0.7 mm.

Merret masa e dhëmbëve, dhe punohet në laborator faseta. Ndryshime ne formën, ngjyrën e fasetave mund të bëhen në këtë fazë të trajtimit, ato nuk mund te bëhen pasi fasetat të jenë ngjitur në dhëmbë.

Ngjitja e fasetave bëhet me ngjitës të fortë, në ngjyrë transparete ose si ajo e dhëmbit në menyrë që të mos ndikojë në estetikën e fasetës.

  • Si të kujdesemi për fasetat?

Higjiena orale duhet të mbahet mirë dhe të vazhdojë me larjen e dhëmbëve 2 herë në ditë, pastrim me fije dentare si dhe shpëlarje me solucione antiseptike.

Për të rritur jetëgjatësinë dhe qëndrueshmërinë e fasetave janë të nevojshme, mbajtja e një higjene të mirë dentare (larja së paku 2 herë në ditë).

Kontrollet e herë pas hershme tek mjeku (çdo 6 muaj)

Shmangia e kafshimeve të forta me to.

  • Sa është kohëzgjatja e fasetave?

Fasetat zakonisht qëndrojnë 7 deri në 15 vjet, mirëpo jetëgjatësia e tyre varet nga kujdesi që e ka pacienti për to. Fasetat mund te thyhen ose te bien nëse ju nuk kujdeseni siç duhet për to.

Copyright © Implantus. Created by Ahead Creative.

Copyright © Implantus. Created by Ahead Creative.

bt_bb_section_top_section_coverage_image