Fasetat ose Veneers janë shtresa porcelani të cilat vendosen sipër dhëmbit natyral me natyralitetin e dhëmbit original duke korigjuar maksimalisht paraqitjen estetike të dhëmbëve tuaj.

Aplikimi i fasetave indikohet në rastet kur pacienti i ka të pranishëm dhëmbët e vet natyral dhe kur dëshiron të kenë pamje estetike më të mirë gjithmonë duke ruajtur sa më shumë strukturën e dhëmbëve natyral.

Efektet që vendosen në fasetë, japin përshtypjen e dhëmbëve natyralisht të bukur dhe qëllimi i tyre është që të mos dallohen që janë porcelan.

Cilët janë avantazhet e përdorimit të fasetave?

Fasetat  ofrojnë një pamje të dhëmbëve natyral dhe ngjyra e një fasete prej porcelani apo E-max mund të zgjidhet në mënyrë të tillë që të bëjë që dhëmbët e errët të duken më të bardhë.

Ofrojnë një qasje konservatore (ruajtëse e strukturës dhëmbore) për të ndryshuar ngjyrën dhe formën e një dhëmbi duke bërë që të ruhet struktura normale e dhëmbit.

Jane shume estetike. Nuk ndryshojne ngjyre me kalimin e kohes. Ne ndryshim nga kompoziti, porcelani ka nje siperfaqe te lemuar qe nuk lejon grumbullimin e ushqimeve apo lengjeve dhe ndryshimin e ngjyres.

Ku mund të aplikohen fasetat?

Në dhëmbë të cilët:

  • kanë diskolorime, njolla nga medikamente të ndryshme, ose prezencë të mbushjeve të mëdha të rrëshirës që kanë zbardhur dhëmbin
  • që janë të zhveshur, të copëtuar ose të thyer
  • që nuk kanë renditje të drejtë, të barabartë ose një formë të rregullt
  • me hapësirë mes tyre, për të mbyllur hapësirën

Procedura e vendosjes së fasetave dentare

Bëhet ekzaminimi i dhëmbëve tuaj dhe në saj të bashkëbisedimit kuptojmë cfarë kërkoni të arrini në formën dhe ngjyrën e dhëmbëve. Më pas bëhet zgjedhja e ngjyrës dhe preparimi i sipërfaqes së përparme të dhëmbit,dhe buzës prerëse. Zakonisht gjatë preparimit hiqet rreth 0.5-0.7 mm.

Merret masa e dhëmbëve, dhe punohet në laborator faseta. Ndryshime ne formën, ngjyrën e fasetave mund të bëhen në këtë fazë të trajtimit. Ato nuk mund te bëhen pasi fasetat të jenë ngjitur në dhëmbë.

Ngjitja e fasetave bëhet me ngjitës të fortë, në ngjyrë transparete ose si ajo e dhëmbit në menyrë që të mos ndikojë në estetikën e fasetës.

Si të kujdesemi për fasetat?

Higjiena orale duhet të mbahet mirë dhe të vazhdojë me larjen e dhëmbëve 2 herë në ditë. Po ashtu, pastrim me fije dentare si dhe shpëlarje me solucione antiseptike.

Për të rritur jetëgjatësinë dhe qëndrueshmërinë e fasetave janë të nevojshme, mbajtja e një higjene të mirë dentare. Pra, larja së paku 2 herë në ditë.

Kontrollet e herë pas hershme tek mjeku (çdo 6 muaj)

Shmangia e kafshimeve të forta me to.

Sa është kohëzgjatja e fasetave?

Fasetat zakonisht qëndrojnë 7 deri në 15 vjet. Mirëpo, jetëgjatësia e tyre varet nga kujdesi që e ka pacienti për to. Fasetat mund te thyhen ose te bien nëse ju nuk kujdeseni siç duhet për to.

bt_bb_section_top_section_coverage_image